LAJMI I FUNDIT:

Deschamps konfirmon lëndimin e Pogbas, francezi do t’i mungojë Unitedit ndaj Liverpoolit

Deschamps konfirmon lëndimin e Pogbas, francezi do t’i mungojë Unitedit ndaj Liverpoolit

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka pranuar se Paul Pogba do të humbasë ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2020, ndërsa do t’i mungojë edhe Manchester Unitedit në derbin anglez ndaj Liverpoolit.  

Deschamps shpresonte që Pogba të përfshihej në ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar francez.


Por, duket se mesfushori ka pësuar një përsëritje të dëmtimi në kyçin e këmbës që e ka shqetësuar atë gjatë gjithë sezonit.

Të gjitha lajmet rreth Paul Pogba
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Paul Pogba

Pogba ka të ngjarë të humbasë edhe ndeshjen e madhe të Djajve të Kuq ndaj Liverpoolit në javën e ardhshme në kuadër të xhiros së nëntë.

“Është një shqetësim i ri me kyçin e këmbës së tij”, ka thënë fillimisht Deschamps për gazetarët.

Paul Pogba (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Ai luajti në Kupën Carabao, ai luajti përsëri të hënën kundër Arsenalit . Ai përsëri ka një problem që do ta mbajë atë jashtë fushave për tre javë”.

“Do të preferoja që ai të ishte aty si të gjithë lojtarët në dispozicion, por për fat të keq ai nuk është në gjendje fizike të jetë i pranishëm”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori