LAJMI I FUNDIT:

Capello flet për derbin e fundjavës mes Interit dhe Juventusit

Capello flet për derbin e fundjavës mes Interit dhe Juventusit
Fabio Capello (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Fabio Capello pret që Derby d’Italia në mes të Interit dhe Juventusit të fitohet nga skuadra e cila dominon në mesfushë.

Interi dhe Juventusi mbeten të pamposhtur këtë sezon në Serie A dhe në fundjavë do të luajnë mes vete në derbin e javës së shtatë.


E diela mbrëma në Giuseppe Meazza do të jetë e zjarrtë dhe për këtë ka folur edhe trajneri i njohur italian, Capello.

Sky Sport tenton t’ia qëllojë rezultatit të ndeshjes Inter - Juventus
Lexo po ashtu Sky Sport tenton t’ia qëllojë rezultatit të ndeshjes Inter - Juventus

“Do të jetë një lojë interesante për të dy skuadrat”, ka thënë fillimisht 73-vjeçari për Sky Sport Italia.

“Juventusi do të jetë pa Chiellinin kundër një skuadre që del me një ritëm të madh, ndërsa Nerazzurrët do të duhet të tregojnë të njëjtin karakter që kanë treguar deri më tani”.

Ndeshjet mes Interit dhe Juventusit gjithmonë kanë qenë të luftuara (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Deri më tani, Interi nuk ka hasur në ndonjë skuadër të shkëlqyeshme: ata kishin derbin, por Milani i sotëm nuk është një ekip që krijon kaq shumë probleme”.

“Ndeshja do të vendoset në mesfushë”, përfundoi Capello. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori