Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh në një emision televiziv për turizmin në vend ku nënvizoi se Lungomarja ka rritur shifrat e turistëve në Vlorë.
“Lungomare e ka rritur turizmin në Vlorë dhe e ka shndërruar atë në një perlë të turizmit mesdhetar dhe realizimi i plotë i Lungomares do e shndërrojë Vlorën në një pol shumë të fortë të turizmit shqiptar”, tha ai.
Duke folur për zonën e jugut, Klosi tha se ajo zonë është projektuar si zonë elitare ku do ndërtohen hotele me 4 dhe 5 yje.
“Zona e jugut edhe në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit është projektuar e gjitha si zonë elitare ku edhe lejet për të ndërtuar hotele dhe strukturat akomoduese do të jenë të gjitha të standardeve 4 dhe 5 yje, sidomos 5 yje për ta afruar zonën elitare. Zona e rërës do kërkojë që të ketë masë dhe do ketë hotele masive”, vazhdoi Klosi duke thënë se, “sot Golemi është destinacioni kryesore sepse ka hapësira për të pritur shumë turistë sepse ajo që do të ndodhë është kjo hotelomania që shumë biznese po kërkojnë të bëjnë vila dhe hotele dhe ky besoj është hapi i 2-të, për të shkuar te hapi i 3-të, turizmi elitar”.
Duke prekur edhe zonën e veriut, ministri tha se Lezha ka një potencial shumë të madh dhe të pashfrytëzuar zhvillimi turistik.
“Në Lezhë bëmë një mbyllje të sezonit para dy ditësh dhe mendimi im, nëse ka një destination në Shqipëri që do zhvillohet HST destinacioni i Shëngjin-Velipojës që ka përmasa të mëdha të pashfrytëzuara akoma. Shëngjini dhe Velipoja janë potencialet më të pazbuluara të turizmit shqiptar që është shumë e mundur të zhvillohet shpejt. Është destinacion sepse rruga e Kombit e ka bërë shumë të afërt dhe me Kosovën”, u shpreh ministri.
E gjithë zona e Shëngjinit dhe Velipojës do të kontribuojnë që Shqipëria më në fund të shihet si një destinacion i bukur për turizëm.
“Kam qenë në Lezhë në dy aktivitete shumë interesante. I pari ishte një organizim i një festivali për të rinj që Ministria e Turizmit bëri së bashku me një kompani të huaj për të organizuar një festival ku në zonën e Shëngjinit erdhën rreth 5000 të rinj dhe ishte një spektakël. Kam bindjen që vazhdimi i këtyre lloj aktivitetesh dhe nëse shkojnë në 10 festivale për vitin tjetër, shpresoj se do jemi tamam në startin e paraqitjes së Shqipërisë si një zonë shumë të bukur për turizmin”, tha ministri Klosi. /ATSH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kambovski: Këshilli Gjyqësor do t’i rishikojë hetimet e mëparshme ndaj Vasil Jovanovit
Kurti premton ndërtimin e dy spitaleve të reja, një në Mitrovicë e një në Ferizaj
Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?