Kurti premton ndërtimin e dy spitaleve të reja, një në Mitrovicë e një në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me qytetarë, ku po kërkon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kurti ka bërë disa premtime, ku ka pohuar se do të ndërtojnë dy spitale të reja, transmeton Telegrafi.
"Punët e mira po vazhdojnë. Nga klinikë pas klinike do të vazhdojmë spital pas spitali. Në mandatin e ri, krahas ndërtimit të klinikave specialistike në gjashtë komuna, do të ndërtojmë edhe dy spitale të reja, një në Mitrovicë dhe një Ferizaj si dhe do të modernizojmë spitalet tjera rajonale", ka theksuar Kurti.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































