LAJMI I FUNDIT:

Dy metra i gjatë, kapet peshkaqeni në Himarë

Dy metra i gjatë, kapet peshkaqeni në Himarë

Një peshkaqen dy metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Himarës.

Peshkaqeni i kapur është rreth dy metra i gjatë dhe peshon rreth 100 kilogram.


Kohët e fundit janë shtuar rastet kur këto specie bien në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë.

Peshkaqeni dem njihet si një nga speciet më të rrezikshme dhe është një gjallesë e rrallë në ujërat tona. /gsh/