LAJMI I FUNDIT:

Veseli mysafir te SHPK Nazi, e ngacmojnë për lidhjet e tij me CIA-n

Veseli mysafir te SHPK Nazi, e ngacmojnë për lidhjet e tij me CIA-n

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka qenë pjesë e episodit më të ri të serialit vendor shumë të ndjekur nga të rinjtë, “SHPK Nazi”.

Veseli përfshihet në bashkëbisedën e Nazit me punëtorët e tij, duke folur nga prapaskena, por zëri i tij iu tingëllon i njohur atyre.


Pasi e dëgjon zërin e Veselit, Nazi thotë se iu duk si zëri i Lulit të UÇK-së, i cili i ishte i lidhur me CIA-n dhe NATO-n, si dhe i porosiste aeroplanët e tyre në luftë se ku duhej të godisnin.

“Më shpejt vinin aeroplanët atëherë, se picat ‘delivery’ sot”, thotë Nazi.

Më pas, Veseli ia tërheq vërejtjen Nazit dhe punëtorëve të tij se po i fshehin produktet vendore dhe nuk po i ekspozojnë mirë.

Videon e ka postuar vet Veseli në faqen e tij, ku bëhet edhe autokritik duke thënë se herën tjetër shpreson ta mbajë mend më mirë skenarin dhe të mos ketë emocione.

“Dje dola për pazar te shitorja e Nazit. Shpresoj që ai t’i lërë dallaveret dhe kur të shkoj sërish aty të shoh më shumë produkte vendore. Po ashtu, shpresoj që herën tjetër edhe unë do ta mbaj mend më mirë skenarin dhe të kem më pak emocione!”, ka shkruar Veseli.

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori