Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka garantuar zhvillim ekonomik me rritje prej 8 për qind dhe 60 mijë vende pune, jetësimin e zonës së lirë ekonomike, si dhe kufij të paprekur të territorit të Kosovës, në rast se koalicioni AKR-Nisma-PD do të qeverisin për katër vitet e ardhshme.
Ai, duke kundërshtuar Ligjin për Trepçën, tha se zhvillimi i këtij gjiganti bëhet vetëm me njerëz profesionistë të kësaj fushe, dhe jo me fjalë.
“Programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike 8 për qind. Vetëm nëse ka rritje ekonomike 8 për qind do të ketë impakt të punësimit. Ku më mirë se në zonën e lirë ekonomike mund të bëjmë atë, prodhimtarinë. Në zonën e lirë ekonomike do të importojmë edhe brenda që do të garantojnë kualitet në prodhimin tonë, por edhe shitje pafund. Krejt këto do të garantojnë lëvizje ekonomike mbi 8 për qind që vetvetiu tërheq 60 mijë vende të punës”, tha ai.
Pacolli ka folur edhe për partnerin e dikurshëm të tij, Agim Bahtiri, të cilin e quajti të paditur dhe që jep premtime boshe.
“Jam sot shumë i lumtur që AKR-ja është liruar prej njerëzve të paditur, të këqij dhe me premtime boshe”, tha Pacolli.
Ai ka kërkuar votën për koalicionin Nisma-AKR-PD, pasi sipas tij vetëm duke e votuar këtë koalicion mund të nxirret shteti nga gjendja e rëndë me të cilën po ballafaqohet.
Ndërkaq, koordinatori i AKR-së në Mitrovicë, Nysret Çubreli, theksoi se AKR-ja po e dëshmon fuqinë, investimet, punën dhe sinqeritetin e kryetarit Pacolli, që është mbjellë me vite tek mitrovicasit.
Ai ka potencuar dy momente kyçe në jetën e tij, njëra prej të cilave ndërlidhet poashtu me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Janë dy momente të rëndësishme që i konsideroj në jetën time, kur i kam thënë gruas time për martesë dhe kur i kam, thënë jo Agim Bahtirit për t’u ndarë nga AKR-ja”, u shpreh Çubreli.
Në fund u prezantuan kandidatët e këtij koalicioni për deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit