LAJMI I FUNDIT:

Uran Ismaili dhe Arton Demhasaj përplasen për uzurpimet

Uran Ismaili dhe Arton Demhasaj përplasen për uzurpimet

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke prezantuar programin e PDK-së për luftën kundër korrupsionit ka përmendur edhe fenomenin e uzurpimeve.


“Më kujtohet dhe është e rëndësishme të flitet për çështjen e uzurpimeve. Uzurpimet kanë qenë mit në Kosovë”, tha Ismaili.

Drejtori i “Çohu”, Arton Demhasaj ka reaguar ndaj këtij konstatimi të Ismailit duke e pyetur: “Kush kanë qenë uzurpuesit?”

Ismaili ka reaguar duke i thënë Demhasajt: A e njëh ti ndonjë me emër?

Reagimi i Demhasajt ka qenë i menjëhershëm duke i përmendur emrin e ish-deputetit të PDK-së, Bedri Selmani.

Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së ka replikuar duke i thënë Demhasajt: A e ka lëshu [pronën e uzurpuar]?!

Demhasaj i është përgjigjur: Po e ka lëshuar, pasi e ka shfrytëzuar 15 vite.

Ismaili ka bërë kundër replikë duke thënë se nëse e ka shfrytëzuar 15 vite nuk ka nevojë të shfrytëzohet edhe më tej. Sipas tij kjo ka qenë logjikë e LDK-së në shëndetësi.

“Pse nuk e keni ndalë? A keni bërë ndonjë padi ndaj tij?”, ka reaguar Ismaili më tej.

Demhasaj i është kthyer replikës dukë thënë se ka bërë mbi  30 kallëzime në prokurori.

Ismaili ka thënë se duhet aplauduar që ky rast është liruar.

“Zoti Veseli ka folur qartë. Do të ketë rend dhe ligj. Do të largohen uzurpimet dhe janë larguar uzurpimet”, tha mes tjerash Uran Ismaili./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori