LAJMI I FUNDIT:

Dembele nuk do të luajë as ndaj Granadës

Dembele nuk do të luajë as ndaj Granadës
Ousmane Dembele (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Ousmane Dembele nuk do të luajë në përballjen e Barcelonës me Granadën që zhvillohet sonte shkaku i lëndimit.

Sulmuesi francez është rikthyer në stërvitje te skuadra katalunase, pas tri ndeshjeve të humbura në La Liga, mirëpo Ernesto Valverde nuk mund të llogarisë ende në të.


Moussa Wague dhe Carles Alena, janë lënë përsëri jashtë, derisa Carles Perez dhe Ansu Fati janë ftuar përsër.

Ansu Fati (Foto: Marca.com)

Lionel Messi do ta ketë shansin që të bëjë startin e parë në këtë sezon, shkaku i lëndimit që kishte, derisa Jordi Alba ende nuk është rikuperuar.

Skuadra e Barcelonës kundër Granadës:

Portierë: Marc Ter Stegen,Neto

Mbrojtësit: Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Sergi Roberto, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Jean-Clair Todibo

Dembele nuk dorëzohet: Do të luftoj për të ardhmen time te Barcelona
Lexo po ashtu Dembele nuk dorëzohet: Do të luftoj për të ardhmen time te Barcelona

Mesfushorët: Ivan Rakitic, Arthur Melo, Sergio Busquets, Frenkie De Jong, Arturo Vidal

Sulmuesit: Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann, Ansu Fati, Carles Perez. /Telegrafi/