LAJMI I FUNDIT:

BE mbështet zgjedhjet transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë

BE mbështet zgjedhjet transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë është shprehur e gatshme përmes ekipit vëzhgues të monitorojë zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë dhe kanë kërkuar që gjithë procesi zgjedhor të shkojë në mënyrë të rregullt.

Përmes një konference për media, zyrtarë të ekipit vëzhgues dhanë detaje për misionin e tyre dhe u shprehen se me anë të pranisë së tyre në tërë procesin zgjedhor, shpresojnë që largohen parregullsitë e mundshme.


Kryevëzhguesja e EU EOM, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, në Prishtinë u takua me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me liderë dhe kandidatë të partive politike.

Në fund të vizitës së saj dy ditore në Kosovë, Kryevëzhguesja gjatë konferencës për shtyp tha se “Ky është misioni i pestë i vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE në Kosovë që nga viti 2013. Misioni ynë vëzhgon procesin zgjedhor para, gjatë dhe pas votimit më 6 tetor dhe reflekton angazhimin e vazhdueshëm të BE-së drejt mbështetjes së zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.”

Ekipi bazë prej 9 analistësh arriti në Prishtinë më 7 shtator, dhe 18 vëzhgues afatgjatë u dërguan nëpër Kosovë më 15 shtator për t’i mbuluar të gjitha 38 komunat, thuhet në njoftimin për media.

36 vëzhgues afatshkurtër si dhe një delegacion i anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë do t’i bashkohen misionit pak para ditës së zgjedhjeve. Gjithsej rreth 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, do t’i vëzhgojnë votimet dhe procesin e numërimit më 6 tetor.

“Këto zgjedhje i shoh si mundësi shumë e mirë që të gjitha palët që marrin pjesë në zgjedhje ta demonstrojnë angazhimin e Kosovës për demokraci duke udhëhequr një proces zgjedhor të besueshëm dhe gjithëpërfshirës. Transparenca dhe përgjegjësia e plotë nga të gjitha palët e përfshira në zgjedhje mund ta përmirësojnë mirëbesimin publik në procesin zgjedhor. Gjithashtu do të doja t’i inkurajoj njerëzit ta ushtrojnë të drejtën e votës,” shtoi Viola von Cramon-Taubadel.
EU EOM do të publikojë një deklaratë preliminare shumë shpejtë pas ditës së zgjedhjeve dhe do të qëndrojë në Kosovë për të vëzhguar procesin e rezultateve deri në përfundim. Një raport final që do t’i përfshijë rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme do të prezantohet përafërsisht dy deri tre muaj më vonë.

Misioni është i pavarur në gjetjet dhe përfundimet e tyre dhe i përmbahet Deklaratës së Principeve për Vëzhgim Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, nënshkruar në tetor, 2005.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE dhe Zyra e BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë operojnë si të pavarur nën mandate specifike.

Bashkimi Evropian me ftesë nga presidenti i Kosovës, ka dërguar një mision për vëzhgim të zgjedhjeve (EOM) në Kosovë për vëzhgim neutral dhe të pavarur të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Misioni do të vlerësojë se sa përputhen zgjedhjet me ligjet e Kosovës si dhe me standardet ndërkombëtare për zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori