LAJMI I FUNDIT:

Heroi i Slavia Pragës ndaj Interit, Olayinka: Dua të luaj për Shqipërinë, isha shumë pranë kombëtares

Heroi i Slavia Pragës ndaj Interit, Olayinka: Dua të luaj për Shqipërinë, isha shumë pranë kombëtares
Peter Olayinka (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Goli i shënuar kundër Interit në Ligën e Kampioneve ka kthyer përsëri në vëmendjen e opinionit sportiv shqiptar emrin e Peter Olayinkas dhe ka rihapur diskutimet, për momentin kryesisht në rrjetet sociale, nëse lojtari duhej ftuar në kombëtaren shqiptare.

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, në vitet kur ishte pjesë e skuadrës korçare, u përfol vazhdimisht se mund të bëhej pjesë e kuqezinjve, por kjo nuk u bë asnjëherë realitet.


Por, me sa duket Olayinka vazhdon të shpresojë që të jetë pjesë e përfaqësueses kuqezi dhe në një intervistë të publikuar në Republikën Çeke, ku luan tani me Slavia Pragën, insiston se dëshiron të luajë me Shqipërinë dhe se ka qenë shumë pranë ftesës së saj edhe në të kaluarën, përcjell Visport.

Interi pëson gol, shënon ish-lojtari i Skënderbeut, Olayinka
Lexo po ashtu Interi pëson gol, shënon ish-lojtari i Skënderbeut, Olayinka

“Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë”.

“Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata”.

Olayinka tregon ndjenjat kur i shënoi Interit: U luta të mos e anulonte gjyqtari golin
Lexo po ashtu Olayinka tregon ndjenjat kur i shënoi Interit: U luta të mos e anulonte gjyqtari golin

“Ide e këndshme, por nuk më ndikon. Nëse më thërrasin ndonjëherë në të ardhmen, do të jetë e shkëlqyer, do të jem i lumtur. Por nëse jo, ka opsione të tjera”, janë fjalët e Olayinkas, i cili e lë të hapur edhe opsionin e vendlindjes së tij, Nigerisë.

Me golin e shënuar kundër Interit e sidomos me paraqitjen që dha në fushën e lojës, me siguri që interesi për të nuk do të mungojë.

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori