LAJMI I FUNDIT:

Olayinka tregon ndjenjat kur i shënoi Interit: U luta të mos e anulonte gjyqtari golin

Olayinka tregon ndjenjat kur i shënoi Interit: U luta të mos e anulonte gjyqtari golin
Peter Olayinka . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Peter Olayinka ka arritur t’i shënojë Interit në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me Slaiva Pragën.

Olayinka një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi kishte luajtur me Bylsin dhe Skënderbeun në Shqipëri.


Më golin e tij Slavia Praga po kryesonte 1-0, por para se goli të pranohej u desh një kontroll i sistemit VAR për pozitë jashtë lojës.

Ai tregon se çfarë mendonte kur gjyqtari shkoi ta kontrollojë golin.

Momenti i golit të Peter Olayinka . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Është vërtet e mrekullueshme të shënoj golin e parë në Ligën e Kampionëve. Ishte e pabesueshme dhe shumë gjëra më kanë ardhur në mendje në atë moment, vërtet fantastike”.

“Pas golit po shihja monitorin që po kontrollohej për pozitë jashtë loje. Shumë gjëra më erdhën në mendje dhe të shihja veten duke shënuar në “San Siro”. E pabesueshme!”

“Kur gjyqtari po kontrollonte VAR-in, unë që thosha: “Të lutem, të lutem mos e ndalo këtë ndjenjë”.

Olayinka i SK Slavia Pragë. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Isha shumë i emocionuar dhe gjithçka më ndaloi në atë moment. Ne duhet të jemi krenarë për këtë moment. Interi nuk është një ekip i vogël, por i madh dhe një nga më të mirët në Evropë. Mund të merrnim tre pikët, nuk i morëm, por dolëm krenarë”, ka thënë Olayinka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori