LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj e Latifi përplasen ashpër për punësimet në bordet e ndërmarrjeve publike

Molliqaj e Latifi përplasen ashpër për punësimet në bordet e ndërmarrjeve publike

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është zhvilluar debat i ashpër mes Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Blerim Latifit të PDK-së për punësimet dhe bordet e ndërmarrjeve publike.

Dardan Molliqaj ka thënë se fushata e Kadri Veselit për korrupsionin ka për qëllim që kur të debatohet për korrupsionin e së kaluarës, PDK të mbrohet me këtë tezë.

Blerim Latifi nga PDK-ja ka reaguar duke thënë se partia e tij nuk ka bërë fushatë me këtë temë as kur ka shkarkuar ministrat me aktakuza, përcjell Telegrafi.


Molliqaj ka thënë se mirë është që PDK ka reflektuar, por sipas tij tash është koha që të shkojnë në opozitë dhe drejtësi të vendos kush është i korruptuar.

“Ju [PDK] keni ndarë përgjysmë 50-50 me LDK-në të gjitha bordet publike. Ju keni dërguar zyrtarë në Gjykatën Kushtetuese. Ju dhe LDK”.

Latifi i është përgjigjur Molliqajt duke i thënë se “ju sapo keni marrë pushtetin në Prishtinë keni mbushur bordet me militantë…”

Hamiti i LDK-së dhe Latifi i PDK-së debatojnë ashpër për kufijtë dhe rolin e Presidentit Thaçi
Lexo po ashtu Hamiti i LDK-së dhe Latifi i PDK-së debatojnë ashpër për kufijtë dhe rolin e Presidentit Thaçi

Latifi më tej i ka thënë Molliqajt se “në disa borde keni humbur betejën me LDK-në”.

“Ju keni sulmuar sistematikisht bordet e LDK-së por keni dështuar t’i merrni. Kur keni dështuar t’i merrni ju jeni kthyer [punësimit] militantëve”, ka më tej Latifi.

Zyrtari i PDK-së i ka thënë me tej Molliqajt se “Komunës së Prishtinë i ka mbetur vetëm llogo e Vetëvendosjes t’i vendoset. E keni bërë komunën degë të Vetëvendosjes”. /Telegrafi/