LAJMI I FUNDIT:

Turqia i kërkon bankave t’i fshijnë 8 miliardë dollarë kredi të këqija

Turqia i kërkon bankave t’i fshijnë 8 miliardë dollarë kredi të këqija

Rregullatorët financiar në Turqi i kanë bërë thirrje bankave që të fshijnë 8 miliardë dollarë kredi të këqija deri në fund të vitit si dhe të caktojnë rezerva të humbjeve.

Rregullorja synon kryesisht kreditë ndaj sektorëve të energjisë dhe ndërtimit që janë goditur rëndë. Lëvizja vjen një vit nga kriza e valutës, që çoi interesat dhe inflacionin në rritje, ndërkohë që ekonomia u “zhyt” në recesion.

Lira turke ra me thuajse 30 për qind kundër dollarit në vitin e kaluar dhe është në rënie me 8 për qind deri më tani për 2019-në, pavarësisht rënies së inflacionit. Ndërkohë që ekonomia po rimëkëmbet, përpjekja e bankave për të pastruar 20 miliardë dollarë kredi të këqija ngeci gjatë verës, ndërkohë që planet fillestare u refuzuan.


Agjencia e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare bëri të ditur se Norma e Mjaftueshmërisë së Kapitalit (CAR) do të bjerë me 50 pikë bazë në 17.7 për qind, për shkak të urdhrit për kreditë jo-performuese. Agjencia deklaroi se bankat kanë rritur kapitalin bazë dhe sekondarë me 8.6 miliardë dollarë.

Sipas studimeve, industria qëndron në formë dhe struktura aktuale e kapitalit ndodhet në një nivel që mund të përballojë lehtësisht rreziqet e bazuara te cilësitë e aktiveve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë

​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë

Ekonomi
Kalo në kategori