Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka propozuar rekomandime të gjitha partive politike për vënien në prioritet zhvillimin ekonomik dhe zgjidhjen e disa barrierave në të bërit biznes në Qeverinë e ardhshme.
Kryetari i bordit të OAK, Skënder Krasniqi në një konferencë për media tha se Oda e Afarizmit të Kosovës, ka vendosur t’ju dërgoj disa rekomandime të gjitha partive politike, kërkesa këto të dala nga bizneset në terren.
Kërkesë, sipas tij, mbetet, largimi i Kosovës nga CEFTA, si UNMIK, dhe të mbrohen edhe prodhimet e vendit në mënyrë më efikase.
Krasniqi tha se kërkesë tjetër është që Ligji për Tregti të brendshme të jetë funksional në krijimin e një tregu të mirëfilltë.
OAK ka kërkuar që në mënyrë që të mbrohen femrat, të ndryshohet Ligji i Punës, përmes të cilit do të mundësohej që bizneset të mos marrin barrën e pagesës së pushimit të lehonisë, meqë sipas kësaj ode në të gjitha vendet e Evropës përgjegjësinë e kësaj pagese e merr shteti e jo bizneset.
“Ka edhe mungesë të ofertës për biznese, ngaqë nuk ka edhe investitor strategjik. Kërkesë tjetër është që Ligji i punës të ndryshohet në të mirë të bizneseve dhe vendit. Po ashtu pushimi i lehonisë, të mbrohen femrat dhe të mos vazhdohet të paguhen nga bizneset. Të gjitha vendet e rajonit dhe e Evropës, përgjegjësinë e pagës e merr shteti jo biznesi”, tha Krasniqi.
Krasniqi foli edhe për Ligjin për Miniera dhe Minerale.
“Po ashtu, edhe Ligji për Miniera dhe Minerale, i cili duhet t’i përshtatet kërkesave të bizneseve. Ky ligji është në kuvend, në kërkojmë që të kthehet ky projektligj për shqyrtim me biznese”, tha Krasniqi duke shtuar se duhet të bëhet edhe ndryshimi i udhëzimeve administrative në Ministri të Bujqësisë, sepse është kufizuar sipërfaqja në pesë hektar dhe pesë vite në shfrytëzim.
Kreu i OAK-ut ka kërkuar po ashtu lirim të plotë për lëndë të parë dhe për prodhim.
Ndër propozimet e tjera, nga kjo Odë, është që të kthehet gjykata ekonomike dhe bordi i pavarur për shqyrtimin e ankesave.
Krasniqi tha po ashtu kërkesë tjetër është edhe largimi i tatimeve nga BQK për paratë e imëta.
OAK ka kërkuar të heqjen e tatimit të dyfishtë për prodhimin e peshkut, si dhe anëtarësim në organizatën ndërkombëtare TIR.
Krasniqi ndër të tjera tha se Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik duhet të jetë më funksional, ngase në vitin 2018 nuk është mbajtur asnjë takim, ndërsa sivjet vetëm një.
Edhe siguria në ushqim duhet të merret parasysh nga qeveria e ardhshme e Kosovës, ka vlerësuar Oda e Afarizmit të Kosovës.
Këto janë disa propozime për qeverinë e ardhshme të Kosovës nga OAK:
• Kosova të largohet nga CEFTA si unmik dhe të aplikojë si Republikë e Kosovës
• Ligji për Tregti të Brendshme
• Të krijohen oferta për biznesin
• Ligji i Punës
• Ligji për Pushimin e Lehonisë
• Ligji për Miniera dhe Minerale
• Ndryshimi i Udhëzimeve Administrative nga Ministria e Bujqësisë e cila afekton sidomos në sektorin e bujqësisë, kullota, turizëm dhe sektorin e minierave dhe mineraleve
• Lirimi i plotë i lëndës së parë dhe pajisjeve për prodhim
• Të kthehet urgjent Gjykata Ekonomike dhe bordi i pavarur i ankesave
• Të largohet kamata prej 5% për para të imëta prej Bankave Komerciale
• Të hiqet taksa e dyfishtë për bizneset e peshkut
• Të lobohet që kosova të jetë anëtare e International Road Transport (TIR).
• Ligji mbi TVSH: TVSH të paguhet në inkasim dhe jo në faturim
• Të jetë në funksion të plotë Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik
• TVSH në ushqim dhe turizem të ulet në 5%./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje