LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vendosja e taksës 100 për qind ishte veprim politik, i pakoordinuar me bizneset

Krasniqi: Vendosja e taksës 100 për qind ishte veprim politik, i pakoordinuar me bizneset

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendosja e tarifës 100 për qind ka qenë veprim politik që nuk është koordinuar me bizneset.

Ai thotë se karshi Serbisë duhet të veprohet me reciprocitet.

“Ka qenë veprim politik, nuk ka qenë veprim i koordinuar me bizneset dhe si rezultat i kësaj nuk ka ndikuar shumë në biznese. Nuk kemi rritje të prodhimit, për shkak se këto produkte nuk janë zëvendësuar me ato vendore, por janë produkte të huaja, që tani vijnë nga Evropa, që ndoshta janë me kualitet por kanë një çmim më të lartë”, thotë ai.


Krasniqi shprehet se Kosova duhet të aplikojë në CEFTA si republikë në mënyrë që vendi ynë të funksionoj i pavarur.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria Haradinaj që taksa të kthehet në reciprocitet. Me produktet që nuk lejohen në Serbi të mos i lejojmë në Kosovë. Të gjitha pengesat që i bën Serbia të veprohet më reciprocitet e jo me taksa. Reciprociteti është zgjidhja, largimi i Kosovës është zgjidhja, sepse duke u larguar nga CEFTA edhe duke aplikuar si republikë, automatikisht Serbia do të ketë problem me ne, e jo ne me ata, sepse Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet, pastaj marrëveshja e CEFTA-s mund të bëhet pa Serbinë. Këto janë zgjidhjet praktike që ne mund t’i bëjmë për ta zhvilluar vendin e jo kësi veprime politike. Duhet të largohemi nga këto veprime”, shprehet Krasniqi.

Ai kërkon që të bëhen analiza të duhura në mënyrë që Kosova të ketë zhvillim ekonomik.

“Kur flasim për zhvillim ekonomik, duhet të bëjmë një analizë të mirëfilltë se çfarë ka nevojë tregu, kah duhet të zhvillohet dhe ku duhet të investohet”, kërkon ai.

Krasniqi: Qeveritë nuk e kanë prioritet zhvillimin ekonomik të vendit
Lexo po ashtu Krasniqi: Qeveritë nuk e kanë prioritet zhvillimin ekonomik të vendit

Në këtë intervistë, Krasniqi ka folur se si qeveritë në mënyrë të vazhdueshme nuk po e kanë në prioritet zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori