LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Kam dilema nëse Haradinaj mbrojti integritetin territorial

Selmanaj: Kam dilema nëse Haradinaj mbrojti integritetin territorial

Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se cili nga subjektet politike duhet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 6 tetor.

Zyrtari i LDK-së, Driton Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka hedhur akuza ndaj të nominuarit të koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj.

“Kam dilemat e mia ndaj asaj që tha zoti Ymeri se ”Haradinaj mbron tërësinë territoriale të Kosovës”. Ai hoqi dorë nga drejtimi i dialogut duke thënë se ka punë me tema të mëdha. Cilat ishin këto tema të mëdha. Falja e miliona eurove pa kurrfarë kriteri, dhënia e 53 milionëve për Bechtel&Enka pa kurrfarë kriteri, rritje të pagave pa kurrfarë kriteri përkundër që AKK i konfirmoi se ka konflikt interesi”.


Ish-deputeti i LDK-së thotë Haradinaj se ka marrë vendime e më pas duke thënë se “mu ka tek të veprojë kështu”.

“Haradinaj për shumë çështje thoshte ‘për besë nuk e di çfarë ka ndodhur’. Ai ka dezertuar nga mandati kushtetues”, tha Selmanaj./Telegrafi/