LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Koalicioni PSD-AAK do ta mbrojë sovranitetin e Republikës së Kosovës

Ymeri: Koalicioni PSD-AAK do ta mbrojë sovranitetin e Republikës së Kosovës

Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se cili nga subjektet politike do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 6 tetor.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK ka mbaruar “filmin” e saj me qeverisjen në Kosovë dhe sipas tij ajo do të shkojë në opozitë.

Ymeri ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë vullnetin dhe guximin për të vepruar e sipas tij këtë e garanton koalicioni AAK-PSD.


“Edhe PSD edhe AAK kanë hequr dorë nga mira për veten për të mirën e Kosovës”.

A ka thënë se partitë duhet ikur frazave boshe elektorale, përcjell Telegrafi.

“Ne [PSD-AAK] kemi dëshmuar me mënyrën si kemi bashkëpunuar gjë që nuk është parë nga partitë tjera”.

Ymeri ka thënë se ky koalicion do ta mbrojë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Ne kemi një dallim mes veprimit dhe llafeve sa i përket mbrojtjes së integritetit territorial. Këtë e ka dëshmuar Kryeministri Haradinaj me veprimet e tij në qeveri”.

Nënkryetari i PSD-së ka thënë se ky koalicion i garanton Kosovës zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori