LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Vushtrria emëron trajner italianin Antonio Toma, ish-ndihmësi i Antonio Contes

Zyrtare: Vushtrria emëron trajner italianin Antonio Toma, ish-ndihmësi i Antonio Contes
Antonio Toma (Foto: KF Vushtrria)

Italiani Antonio Toma është zyrtarizuar si trajner i ri i klubi Vushtrria.

Vushtrria para disa ditës ka shkarkuar nga detyra e trajneri Bekim Shotanin, ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe ka emëruar trajnerin e ri.


Bëhet fjalë për italianin Antonio Toma, i cili në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me trajnerin e mirënjohur Antonio Conte, si ndihmës i tij.

Zyrtare: FC Vushtrria ndahet me trajnerin Bekim Shotani
Lexo po ashtu Zyrtare: FC Vushtrria ndahet me trajnerin Bekim Shotani

56-vjeçari italian në të kaluarën ka punuar me klube të njohura italiane si Atalanta dhe Lecce, ndërsa është përfolur edhe për një ribashkim me Conten te Interi.

Postimi pa ndërhyrje i KF Vushtrrisë:

Po e hapim një kapitull të ri për klubin, për herë të parë një trajner i huaj nënshkruan me Vushtrrinë

BENVENUTO ANTONIO TOMA

I lindur në Maglie të Italisë, tekniku 56 vjeqar, ish asisteni i njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror Antonio Conte, në sezonin 2009\10 ishin së bashku pjesë e klubit të njohur italian Atalanta në Seria A, më pastaj për të vazhduar karierën në klubin tjetër të njohur Lecce, fillimisht si trajner i grupmoshave U19 për dy vite me rradhë dhe pastaj si kryetrajner në vitin 2013, strategu italian Leccen e kishte udhëhequr në 13 ndeshje në Serie C, duke arritur tetë fitore dhe tre barazime, për tu kthyer prap për tri vite tjera si trajner i grupmoshave të reja deri në vitin 2017!

Në verën e këtij viti, në mediat italiane ishte përfolur për një ribashkim të mundshëm në stafin e Contes tek Interi!

Ne i deshirojmë #MIRESEARDHJE dhe njëherit i urojmë shumë #SUKSESE , nga e Marta do të fillojnë seancat e rregullta stërvitore!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori