LAJMI I FUNDIT:

Federata e futbollit të Çekisë reagon për tifozët e arrestuar: Politika nuk ka vend në sport

Federata e futbollit të Çekisë reagon për tifozët e arrestuar: Politika nuk ka vend në sport

Gjatë ditës së premte janë arrestuar tetë tifozë çek nga Policia e Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve janë gjashtë meshkuj dhe dy femra, të cilëve iu ka konfiskuar një dron dhe disa banera me mbishkrime ‘Kosova është Serbi’.

E për këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Çekisë për mediat çeke.


Zyrtari i FFÇ, Michal Jurman ka konfirmuar arrestimin e tifozëve dhe ka treguar se çfarë i janë gjetur atyre nga Policia e Kosovës.

“Ne mund të konfirmojmë që një grup prej tetë tifozësh çekë janë arrestuar nga policia afër Prishtinës, gjashtë burra e dy gra. Ky grup po mbante një dron, një flamur serb dhe një baner ‘Kosova është Serbi’. Në të njëjtën kohë mjete piroteknike dhe thika”, tha zyrtari i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Michal Jurman.

Federata çeke e futbollit ka është distancuar nga këto akte dhe ka thënë se politika nuk ka vend në sport.

“Federata dhe ekipi i futbollit çek dëshiron të qartësojë se ne refuzojmë një sjellje të tillë të tifozëve që e lidh politikën me sport. Situata momentalisht është duke u kontrolluar nga policia e Kosovës, policia çeke dhe ambasada çeke”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Premier League
Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Formula 1
Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Ndërkombëtare
Rritet zhgënjimi i Arda Guler: Tre lojtarë të Real Madridit që mund të largohen në janar

Rritet zhgënjimi i Arda Guler: Tre lojtarë të Real Madridit që mund të largohen në janar

La Liga
Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës

Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
De la Fuente shpërthen ndaj Federatës së Spanjës: Kampion me kontratë të fëmijëve

De la Fuente shpërthen ndaj Federatës së Spanjës: Kampion me kontratë të fëmijëve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori