LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Beetle me dukjen e vjetër, që mund të lëvizë me bateri

Volkswagen Beetle me dukjen e vjetër, që mund të lëvizë me bateri

Me këtë sistem, mund të arrijë shpejtësi mjaft të lart

Ky vit është shumë i rëndësishëm për Volkswagen, pasi hyn në një epokë të re me sjelljen e ID.3, gjeneratën e tetë të Golf dhe largimin përfundimisht nga përfundimi të modelit Beetle, transmeton Telegrafi.


Ishte thënë se Beetle do të vijë tërësisht i ri, si një makinë elektrike, por këto të dhëna janë hedhur poshtë, meqë konsiderohet se nuk do të ndodhë kurë.

Bashkëpunimi mes Volkswagen Group and Components dhe eClassics ka krijuar një Beetle të vjetër, që mund të lëvizë me bateri, i furnizuar nha një motor elektrik.

Bateria me jone litiumi ka i 36.8 kWh dhe mund të prodhojë 81 kuaj fuqi, deri ka autonomi deri në 200 kilometra. Mjafton që të mbushte një orë me bateri dhe të vazhdojë rrugëtimin për 150 kilometra, duke e bërë shumë praktik.

Pesha prej 1,280 kilogramëve, nuk ia ndalon që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për katër sekonda.

Në Frankfurt Motor Show, do të prezantohet kjo makinë me dukjen e Volksëagen Beetle të vjetër, që ka pamje mjaft të mirë. /Telegrafi/