LAJMI I FUNDIT:

Wanda: Nuk është divorc, Icardi dhe Interi janë të dashuruar – heqja e shiritit ishte arsye për ta shitur

Wanda: Nuk është divorc, Icardi dhe Interi janë të dashuruar – heqja e shiritit ishte arsye për ta shitur
Wanda Nara - Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Wanda Nara ka thënë se Mauro Icardi dhe Interi janë të dashuruar, duan të marrin kohë për të reflektuar dhe se ai humbi shiritin kapiteni, sepse klubi dëshironte ta shiste.

Icardi më në fund u largua nga Interi të hënën, duke iu bashkuar Paris Saint-Germain në huazim një-sezonal me mundësi blerje prej 70 milionë eurosh, por Wanda e bëri të qartë që sulmuesi ende kishte Nerazzurrët në mendimet e tij.

“Nuk është një divorc, Mauro dhe Interi janë si të dashuruarit që kërkojnë kohë për të reflektuar”, ka thënë fillimisht Wanda për Corriere della Sera.


Fjalët e para të Mauro Icardit si lojtar i PSG-së
Lexo po ashtu Fjalët e para të Mauro Icardit si lojtar i PSG-së

“Marrëdhëniet janë përkeqësuar për shkak të shumë keqkuptimeve, por dëshira e tij për të luajtur për Interin dhe dashurinë e tifozëve mbetet ende”.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Në një marrëdhënie të gjatë ka kriza. Në fund të fundit ne e lëmë njëri-tjetrin me një marrëdhënie që është përshkuar dhe pa asnjë tradhti”.

“Interit i duhej të shiste Icardi. Mauro kurrë nuk do ta linte klubin si kapiten. Ishte një strategji për ta shitur atë”.

Dy formacionet e mundshme të PSG-së me transferimet e fundit
Lexo po ashtu Dy formacionet e mundshme të PSG-së me transferimet e fundit

“Ata ia morën shiritin për ta shitur. Vitin e kaluar ai refuzoi të transferohej në një ekip tjetër”.

“Ai u përgjigj: Unë jam kapiteni dhe nuk largohem. Nga atje, marrëdhëniet u prishën dhe ata kishin ide të tjera”, përfundoi gruaja-agjente e Icardit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori