LAJMI I FUNDIT:

KOSTT hap dyert në përkrahje të produkteve bujqësore vendore

KOSTT hap dyert në përkrahje të produkteve bujqësore vendore

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit, sot dhe nesër do të organizojë aktivitetin “KOSTT hap dyert për tregun dy ditorë në përkrahje të produkteve bujqësore vendore”.

Sipas kompanisë, ky aktivitet do të realizohet në kopshtin e selisë qendrore të KOSTT-it në Prishtinë, ndërsa, më 6 shtator edhe në hapësirat e ekipeve të mirëmbajtjes në Obiliq, ku do të krijojë mundësi për prodhuesit e ndryshëm të produkteve bujqësore vendore, që të ofrojnë produktet e tyre për shitje, për punonjësit e KOSTT-it, si dhe për të gjithë qytetarët e interesuar. Krejt kjo sipas tyre, bëhet me qëllim qe të kontribuojë në zhvillimin dhe shpërndarjen e kulturës së blerjes së produkteve vendore.

“Në mënyrë që ky aktivitet të zhvillohet konform masave administrative dhe ligjeve në fuqi, KOSTT sh.a paraprakisht ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke u kujdesur që produktet nga prodhuesit pjesëmarrës, të jenë vendore, natyrale/organike, si dhe të posedojnë Certifikatën e Numrit Identifikues të Fermës-NIF Fermerët/Prodhuesit konform Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e Fermerëve. Me këtë rast, KOSTT sh.a, fton qytetarët dhe institucionet, që veprojnë në afërsi të KOSTT t’i bashkohen iniciativës në përkrahje të produkteve vendore në mbështetje të praktikave më të mira evropiane, duke i shërbyer komunitetit si dhe duke i bërë pjesë të pandashme të objektivave tona dhe njëkohësisht duke promovuar përgjegjësitë shoqërore korporatave”, thuhet në njoftim.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori