LAJMI I FUNDIT:

Për liderin e VV-së tha se është “një mashtrues i mirë”, Kurti i jep një përgjigje interesante Haradinajt

Për liderin e VV-së tha se është “një mashtrues i mirë”, Kurti i jep një përgjigje interesante Haradinajt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një përgjigje interesante ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për të.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kishte dhënë opinionin e tij për Kurtin.


I pari i AAK-së ka vënë në dyshim sinqeritetin e kreut të Vetëvendosjes për iniciativat e këtij të fundit.

“Albini është një mashtrues i mirë. Teorikisht i thotë gjërat më mirë se sa që i bën në praktikë – kjo është bindja ime”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Kurti është një mashtrues i mirë
Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti është një mashtrues i mirë

Haradinaj ka thënë se personalisht nuk është mashtruar nga Kurti, por sipas tij rrëfimet e ish-bashkëpunëtorëve të tij mund t’i besojë.

Dhe lidhur me këtë vlerësim të Haradinajt, Kurti, gjatë një interviste për RTV Ora, përcjell Telegrafi, ka thënë: “Atij besoj i janë ngatërruar fjalët, i është ngatërruar gjuha – ka dashur të thotë që Albinin nuk mund ta mashtrosh”.

Ndryshe, gjatë një interviste me gazetaren Sonila Meço, Kurti ka thënë se pret i qetë deri në shpalljen e rezultatit zgjedhor por ka këtë bindje: “Do të jemi me siguri të parët, do të na nevojitet edhe dikush për partner”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori