LAJMI I FUNDIT:

Ante Rebic thuhet se e do transferimin te Milani

Ante Rebic thuhet se e do transferimin te Milani

Ante Rebic është lënë jashtë skuadrës së Eintracht Frankfurtit për përballje ndaj Fortuna Dusseldorf, derisa lidhet me një kalim te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi kroat lidhet me një kalim edhe te Nerazzurët, mirëpo Rossonerët mund t’i marrin shërbimet para se të mbyllet afati kalimtar më 2 shtator.


Sipas raportimeve të mediave italiane, Rebic do të kalojë te Milani në formë huazimi, por me detyrim për ta blerë në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Në fillim të muajit gusht, Eintracht kishte bërë me dije se kroati do të qëndronte me ta, mirëpo tani thuhet se ka ndërruar mendje.

Interi fillon kontaktet e reja për Rebicin
Lexo po ashtu Interi fillon kontaktet e reja për Rebicin

Pas ndeshjes kualifikuese ndaj Strasbourgut në Ligën e Evropës, Rebic i ka thënë trajnerit Adi Hutter se dëshiron të largohet dhe se po e mendon transferimin në San Siro.

Kroati nuk ishte paraqitur as në humbje 2-1 ndaj Rasenball Sport Leipzig në fundjavën e kaluar, e që thuhet se është afër kalimit te Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori