LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me fanella të reja ndaj Anglisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me fanella të reja ndaj Anglisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj dy ndeshjet e radhës në muajin shtator.

Dardanët do të përballen fillimisht me Çekinë në Fadil Vokrri.

Kjo ndeshje do të luhet më 7 shtator, ndërsa tri ditë më vonë luajnë në udhëtim te Anglia.


E për këtë takim FFK ka njoftuar se Përfaqësuesja do të paraqitet me fanella të reja.

“Sfida e tyre e guximshme nuk do të harrohet kurrë. Për herë të parë Kosova do të luajë rol udhëheqës në vendin ku lindi sporti më i dashur në botë.“A jeni gati për fanellën e re”, ka shkruar FFK-ja në Facebook. /Telegrafi/