LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, prezentohen propozim-projektet për programin e ri për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2020

Maqedoni, prezentohen propozim-projektet për programin e ri për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2020
Foto ilustrim

Propozim – projektet për programin e ri për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2020 do të sistematizohen në katër shtylla kryesore: administrativo – juridike, tekniko – teknologjike, indikatorin monitorues dhe shëndetësor, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Që atje informojnë se sot në Shkup u mbajt seanca e 12-të e Grupit intersektorial të punës për ndjekjen e gjendjes me cilësinë e ajrit ambiental, kryetar i së cilit është zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli.


Zëvendësministri Makraduli, siç thuhet, informoi për statusin e realizimit të masave dhe aktiviteteve të Programit për vitin 2019 dhe i prezentoi propozim – projektet e reja për programin e ri për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2020, të cilët do të sistematizohen në katër shtylla kryesore edhe atë: shtyllën administrativo – juridike, tekniko – teknologjike, indikatorin monitorues dhe shëndetësor.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, pasoi diskutim për çdo shtyllë dhe çdo projekt në veçanti.

“Mundësia për propozime të reja do të hapet edhe për bashkësinë akademike edhe për sektorin OJQ, me mbajtjen e takimeve plotësuese, me qëllim të përpunimit të Programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2020 i cili do të mbajë masa cilësore dhe aktivitete të cilat do të paraqesin bazë solide për realizimin e suksesshëm të të gjithë programit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.