Tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rënie ditën e hënë, si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të premten për rritje të tarifave në të gjitha importet kineze të nisura drejt SHBA-së. Ky njoftim ka ardhur pasi Pekini ka thënë se do të vendosë masa të reja dhe do të rrisë tarifat në importet amerikane në Kinë.
Tregu i aksioneve në Hong Kong ka rënë për 3.2 për qind, në Shangai 1.3 për qind dhe në Japoni 2.3 për qind.
Të hënën, valuta kineze, yuan është tregtuar rreth 7.5 kundrejt dollarit amerikan. Rënia e vlerës së kësaj valute, ka shtyrë më herët gjatë këtij muaji SHBA-në që ta konsiderojë Kinën “manipuluese të valutës”, duke shtuar tensionet në mes të të dyja shteteve.
Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një betejë tregtare nga viti i kaluar, duke vendosur tarifa tregtare ndaj produkteve të njëra-tjetrës në vlerë të miliarda dollarëve.
Presidenti Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale. Mirëpo në Kinë, ekziston bindja se SHBA-ja po synon t’i zvogëlojë këtij shteti zhvillimin që po përjeton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze