LAJMI I FUNDIT:

Trump pendohet që nuk ka vendosur tarifa tregtare edhe më të larta për Kinën

Trump pendohet që nuk ka vendosur tarifa tregtare edhe më të larta për Kinën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë pjesëmarrjes në Samitin e G7 në Francë | Foto: Dylan Martinez - Pool/Getty Images/Guliver

“Kur presidenti Donald Trump tha të dielën se kishte mendime të dyta për përshkallëzimin e luftës tregtare me Kinën, ai donte të thoshte se dëshironte që të kishte ngritur tarifat për Pekinin edhe më shumë”. Kështu u shpreh Shtëpia e Bardhë në një njoftim.

Trump i cili njoftoi tarifa më të larta për mallrat kineze javën e kaluar, ngriti vetullat gjatë një takimi me kryeministrin britanik, Boris Johnson, në G7 kur ai u përgjigj në mënyrë pozitive për pyetjet e reporterëve nëse kishte ndonjë mendim të dytë për lëvizjen e tarifave.


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham kërkoi të shpjegojë vërejtjen.

“Përgjigja e tij është keqinterpretuar. Presidenti Trump u përgjigj në mënyrë pozitive, sepse ai shpreh keqardhje për mos ngritjen e tarifave edhe më shumë” tha ajo në një deklaratë.

Trump: Me Britaninë e Madhe mund të arrijmë një marrëveshje 'shumë të madhe' tregtare
Lexo po ashtu Trump: Me Britaninë e Madhe mund të arrijmë një marrëveshje 'shumë të madhe' tregtare

Ndryshe, duke folur pas një takimi të mëngjesit me Johnson, ka premtuar një marrëveshje “shumë të madhe” tregtare me këtë vend. /Telegrafi/