LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i Neymarit e largon Rodrygon nga Real Madridi

Transferimi i Neymarit e largon Rodrygon nga Real Madridi

Ashtu si Barcelona edhe Real Madridi po tenton transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germianin në këtë afat kalimtar veror.

Los Blancos ka disa afate që po tentojnë transferimin e sulmuesit brazilian, mirëpo ofertat e tyre nuk po e bindin ende kampionin e Ligue 1.


Skuadra franceze po kërkon së paku 230 milionë euro shitja e 27-vjeçarit, mirëpo ka rënë në ujdi që t’i pranojë dy lojtarë dhe një shumë të parave.

Drejtuesit e Real Madridit udhëtojnë në Paris për Neymarin
Lexo po ashtu Drejtuesit e Real Madridit udhëtojnë në Paris për Neymarin

Real Madridi ka ofruar Luka Modricin dhe para, mirëpo PSG po kërkon Raphael Varanen dhe Vinicius Juniorin si pjesë të marrëveshjes.

Tani madrilenët janë duke menduar që të ofrojnë dy lojtarë, mirëpo në listë nuk janë francezi dhe braziliani, që shihen si e ardhme e klubit.

Në rast se Neymari transferohet në “Santiago Bernabeu”, atëherë kjo do të thotë që në skuadër nuk ka vend për transferimin e kësaj vere, Rodrygo Goes.

Lojtari 18-vjeçar nuk shihet në planet e Zinedine Zidanes dhe aktualisht po stërvitet me skuadrën e dytë, e që me arritjen e bashkëkombësit të tij, ai do të largohet shkaku edhe që nuk është evropian dhe Mbretërit kanë kaluar numrin e lojtarëve që nuk janë nga kontinenti jonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori