LAJMI I FUNDIT:

Në rast se ju ka kafshuar gjarpri, në asnjë mënyrë mos e thithni helmin për të shpëtuar

Në rast se ju ka kafshuar gjarpri, në asnjë mënyrë mos e thithni helmin për të shpëtuar

Të gjithë e kemi parë në filma apo serial se dikush me thikë e bën prerjen “X” në vendin ku gjarpri ia ka kafshuar shokun dhe pastaj fillon ta thithë helmin për t’ia larguar nga sistemi.

Por, siç e dimë të gjithë, Hollywood-i nuk është i vërtetë, transmeton Telegrafi.


E çfarë është e vërtetë?

Teknika e prerjes së vendit ku kafshuar gjarpri dhe pastaj thithja e helmit vjen nga një manual i vjetër i mjekësisë ushtarake dhe, përderisa duket interesante në filma, faktikisht është lëvizje e gabuar.

Pse assesi nuk duhet ta thithni helmin?

Ta zëmë se shokun e ka kafshuar gjarpri dhe ju, për ta ndihmuar, dëshironi ta thithni helmin dhe ta pështyni.

Por, nëse ju keni ndonjë plagë në gojë, atëherë helmi mund të përfundojë në sistemin tuaj të gjakut dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Në anën tjetër, goja juaj, si çdo gojë tjetër, është e mbushur me mikrobe të cilat mund të shkaktojnë infeksion në plagën e shokut.

Çfarë duhet të bëni nëse ju kafshon gjarpri?

Largoni çdo unazë, orë apo aksesorë që mund ta pengojnë ënjtjen. Mbulojeni pjesën e kafshuar me një veshje të pastër.

Mos krijoni panik dhe mundohuni të qëndroni të relaksuar për ta mbajtur pulsin e zemrës të ulët.

Zonën e kafshuar mbajeni poshtë nivelit të zemrës (p.sh. nëse ju ka kafshuar në dorë dhe jeni të shtrirë, mbani duart lart).

Pastaj shkoni te doktori sa më shpejt që është e mundur ku do të trajtoheni me ilaçet adekuate. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zambaku i paqes: Gabimi i madh që bëjnë pronarët kur kujdesen për bimën e njohur

Zambaku i paqes: Gabimi i madh që bëjnë pronarët kur kujdesen për bimën e njohur

Lule
Kalo në kategori