LAJMI I FUNDIT:

Studimi befasues zbulon se 46 për qind e moshave 16-24 vjeç në Britaninë e Madhe mbështesin të paktën dy ekipe futbolli

Studimi befasues zbulon se 46 për qind e moshave 16-24 vjeç në Britaninë e Madhe mbështesin të paktën dy ekipe futbolli

Pyetja më e shpeshtë në fëmijëri është se me cilin klub bëni tifo?, por në Britani të Madhe si duket situata qenka ndryshe sipas studimeve të fundit.

Mendimi i ndarjes së besnikërisë midis dy ose më shumë klubeve është diçka e huaj për shumë njerëz, pasi gjithmonë mendohej se njerëzit e duan vetëm një skuadër.


Por, është duke u bërë një trend më i popullarizuar në mesin e brezit të ri që nuk kanë probleme me ndjekjen e klubeve të shumta.

Dhe madje ka tifozë që thjesht ndjekin një lojtar në vend të një klubi. Kështu që ata që shikuan Real Madridin për të parë Cristiano Ronaldon, iu drejtuan Juventusit kur ai nënshkroi për ta në vitin 2018.

Sipas mediumit Tifofootball, Real Madridi humbi një milion ndjekës në Twitter brenda 24 orëve nga njoftimi për transferimin e Ronaldos te Juventus.

Në Britaninë e Madhe është zbuluar një fenomen, ku të rinjtë tani po duan nga dy skuadra në të njëjtën kohë.

Sipas asaj që ka zbuluar COPA90, 46 për qind e moshave 16-24 vjeç në Britani mbështesin të paktën dy klube futbolli dhe kjo është gati gjysma e të gjithë fëmijëve nga 16-24 vjeç.

Por kjo është jeta si një tifoz modern të futbollit. Për më tepër, 27 për qind mbështesin tre ose më shumë ekipe.

Shumë njerëz kanë një vend më special për klubin e tyre vendor, i cili është i kuptueshëm, por nocioni që tifozët e rinj po largohen nga të qenit pasionant vetëm për një skuadër theksohet nga fakti se 41% e moshave 16-19 vjeç mbështesin një klub në La Liga.

Tifozët e futbollit të “Gjeneratës Z” (nga vitet 1990 deri fillim vitet 2000) nuk shohin asgjë të gabuar në mbështetjen e më shumë se një skuadre.

Dhe transferimi i Ronaldos në Juventus theksoi pikën që shumë po zgjedhin të ndjekin lojtarët e tyre të preferuar në vend të një klubi të tërë.

Juventus fitoi 4.7 milion ndjekës në platformat e tyre në mediat sociale në dy javët e para pas ardhjes së yllit portugez, ndërsa një muaj më vonë, kjo shifër u rrit në mbi 6 milion.

Ronaldo është arsyeja e rritjes. Fituesi i pesëfishit të Topit të Artë ka tifozë në të gjithë botën dhe ata do ta ndjekin atë kudo që të shkojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori