LAJMI I FUNDIT:

Bislimi i VV-së: PDK, jo vetëm në opozitë, por edhe të margjinalizohet nga vendimmarrja

Bislimi i VV-së: PDK, jo vetëm në opozitë, por edhe të margjinalizohet nga vendimmarrja

Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mjafton që PDK të dërgohet vetëm në opozitë.

Ai ka theksuar se ‘PDK duhet të margjinalizohet nga vendimmarrja’.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Albin Kurti duhet të jetë kandidat për kryeministër nëse LDK dhe Vetëvendosje arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.


Ajo ka thënë se Vetëvendosje ka dyshim në aftësitë e LDK-së për t’i çuar përpara proceset e mëdha.

“Nuk kemi besim se dikush nga LDK-në mundet me i dërgu proceset përpara, prandaj Albin Kurti duhet të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se ‘në koalicionin e mundshëm me LDK-në duhet të diskutojmë për problemet e Kosovës, papunësinë, varfërinë dhe problemet e brendshme’.

“Këto janë tema të rëndësishme, para së të flasim për poste”, ka deklaruar Haxhiu.