LAJMI I FUNDIT:

Guri prehistorik i zbuluar në Fan të Mirditës, bartet në Muzeun Kombëtar

Guri prehistorik i zbuluar në Fan të Mirditës, bartet në Muzeun Kombëtar

Pas negociatave të përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës me banorët që kundërshtonin lëvizjen, ka mbërritur më në fund në Muzeun Historik Kombëtar, guri prehistorik i zbuluar disa javë më parë në Xhuxhë të Fanit të Mirditës. Menjëherë pas mbërritjes në këtë institucion guri është regjistruar në pronësi të Muzeut Kombëtar, ndërsa arkeologët shprehen se do të nisin më pas punën me konservimin dhe studimin e këtij zbulimi.

“Zbulimi i këtij guri paraqet një rast të veçantë, sepse të gjitha rastet e tjera të ngjashme të artit shkëmbor të zbuluara në Shqipëri janë të pamundura për t’u lëvizur dhe për rrjedhojë publiku ka shumë vështirësi për t’i parë. Kështu që ky është rasti i parë që kemi mundësi për ta sjellë pranë publikut shqiptar, por edhe të huaj. Për më tepër, në këtë lloj mënyre arrijmë ta mbrojmë nga ekspozimi ndaj rreziqeve, derisa të merret një vendim final sesi do të ekspozohet apo çfarë do të bëhet në të ardhmen”, tha arkeologu Rudens Ruka.


Ky zbulimi i rrallë ka emocionuar së tepërmi banorët e Fanit, të cilët fillimisht e kundërshtuan idenë e lëvizjes së gurit nga vendi ku u zbulua. /Report TV/