Kreu i PS-së, Edi Rama u ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve ku u kërkon që në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, duhet të sjellin propozimet për stafin politik, nënkryetarët dhe administratorët.
“Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendosë”, thuhet në mesazh.
Kryeministri tregon edhe profilin që duhet të kenë administratorët e rinj.
“Profili i administratorëve duhet të jetë profil shërbëtor i komunitetit, jo profile të fortësh, injorantësh, batakcinjsh, feudalësh partiakë! Zgjidhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, por nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos të kemi llafe për këtë ju lutem”, shprehet Rama.
Ai kërkon nga stafi i PS edhe një raport për drejtorët në bashkitë e djathta.
“Po ashtu një raport për drejtorët aktualë në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventualë, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, asnjë lëvizje deri atë ditë”, shkruhet në mesazh.
Më tej, Rama shton: “Njëkohësisht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave, problemeve kryesore. Këto për momentin. Datën dhe një agjendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për Koordinimin e Këshillave Drejtues të Rajoneve.”
Në mesazh, Rama ka edhe një merak paraprak: “që mos t’i ngrini mendjen kujt: asnjë nga ata që kanë qenë kryetarë komunash përpara 2015-ës në bashkitë e djathta, mos ma sillni si propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, por mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, por për të drejtën! Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, por duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur të edukuar, të respektuar, të cilët mund të të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit, por nuk janë!”
Kryeministri e mbyll mesazhin me një thirrje për drejtuesit politikë të PS: “Dhe mos harroni: PS fitoi për ju në 30 qershor. Ju duhet të bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! Kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City