Për ta krijuar të bukurën ndonjëherë nuk duhen sytë. Pak shpresë e shumë imagjinatë është ajo çfarë i duhet Yllka Berishës që është e verbër.
Nga nevoja për të parë çfarë ka përreth, në pëlhurën e bardhë prej vijave që i ngjajnë si dallgët e jetës, ajo pasqyron atë që i shohin sytë e mendjes.
Për herë të parë pikturimin e nisi në një copë kartoline, në qendër të së cilës ishte një dordolec.
“Nuk e di, u kam thënë që nuk mundem të pikturoj. Nuk shoh. Më kujtohet edhe kartolina e parë. Ka qenë një dordolec, e kam pikturuar disi të shtrembëruar. Dordoleci ka qenë personi me aftësi të kufizuar që mundohet të arrijë qëllimet e veta”, thotë ajo.
Pëlhura e saj mbulohet nga figura të thjeshta e shpeshherë të pakoordinuara, por me një kombinim kontraste ngjyrash që tregojnë anën emocionale të saj.
“E verdhë dhe e gjelbër konsiston gjithmonë përshkrimi i natyrës dhe e bardha, sepse ndjehem pozitiv. E zeza, kur jam e mërzitur”, tregon ajo.
Yllkës nuk i mjaftoj kaq. Gjendjes së saj i ndihmoi tejet shumë edhe studimi i psikologjisë.
“Ja arrij, nuk e lë në gjysmë të punës atë që e nis”, shprehet Yllka. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'