“La Dépêche” ka botuar të martën e 11 prillit 1939, në faqen e gjashtë, një shkrim të gazetarit, shkrimtarit dhe folkloristit francez Roger Dévigne (tepër interesant për kohën), në lidhje me vlerën kulturore folklorike të disqeve shqiptare dhe mungesën e tyre në mjediset franceze. Shkrimi është si më poshtë:
“Muzeu i tingullit: Disqet shqiptare
“Edhe një herë, thashethemet e tmerrshme të lajmeve na kujtojnë se një koleksion disqesh nuk ka vetëm vlerë muzikologjike dhe rekreative, por edhe vlerë kulturore. Edhe një herë disku, duke evokuar zërat, këngët, lojërat, ëndrrat e popujve të largët dhe pak të njohur mund të na ndihmojë t’i kuptojmë më mirë ato. Do të shtoja: për t’i kuptuar më mirë me hidhërimet e tyre, kur bëhet fjalë, si sot, për shqiptarët.
Francezi, për të cilin thuhet se ka shumë pak njohuri në lëndën e gjeografisë, ende nuk ka shumë reputacion si një dashamirës i folklorit. Sidomos kur bëhet fjalë për folklorin fonografik. Për sa i përket Shqipërisë, në veçanti, pak francezë dinë për muzikën e saj popullore dhe këngët e saj. Megjithatë, shqiptarët kanë një folklor tingujsh shumë piktoresk, nga i cili janë regjistruar një numër i caktuar melodish (kryesisht nga firmat angleze dhe gjermane).
Nëse shqiptarët janë pak si malësorët (highlanders) e Ballkanit (skocezët e lashtë, gjë kurioze, për më tepër, quheshin “Albains” para pushtimit nga skotët e Irlandës) mund të pranojmë, nga ana tjetër, se kënga popullore shqiptare nuk posedon as melankolinë harmonike dhe as madhështinë e egër të këngëve të vjetra skoceze.
Por, ajo ka një aspekt shumë të theksuar territori që e bën atë mjaft karakteristike. Meloditë shqiptare tradhtojnë ndikimin islam shumë më tepër sesa ndikimin sllav. Përjashtojmë këtu meloditë specifike sllave të Shqipërisë, prej të cilave profesori Mazon, nga Collège de France, ka bërë disa regjistrime të cilat gjenden në Muzeun e Fjalës. Por, nëse ndikimi turk dhe mysliman është real në meloditë shqiptare, ato ende kanë personalitetin e tyre të përafërt, shijen e tyre të ashpër dhe origjinale.
Në fakt – sipas dijenisë tonë të paktën – ende nuk është bërë ndonjë studim i madh fonografik sistematik i folklorit shqiptar. Dhe kjo është edhe më shumë për të ardhur keq për diskologjinë dhe për shkencën, pasi ngjarjet aktuale nuk do të lehtësojnë, për një kohë të gjatë, kërkimet folklorike të këtij lloji. Në Francë, përveç tre disqeve të Muzeut të Fjalës, nuk ekziston, në asnjë katalog të firmave franceze, asnjë disk nga Shqipëria. Sidoqoftë, mund t’i gjeni në Londër ose Berlin. Tek His Master’s Voice do të citoj: diskun n. A. M. 3000. Dy këngë të njohura nga Shqipëria e Jugut, të kënduara në duet, në një regjistër që shkon nga tingulli më i lartë tek ai më i ulëti i hundës, të cilët japin një efekt trimërie mjaft piktoresk.
Disku n. A. M. 2978, i cili përmban dy këngë të vjetra, përfshirë atë të Ali Tepelenës, pashait të famshëm të Janinës, i cili, siç e dimë, ishte shqiptar. Tjetra është një këngë nga Shqipëria Veriore, e kënduar nga një anëtar i një fisi prej Mati, dhe e shoqëruar nga një treshe violine, klarinete dhe mandoline.
Disku n. A. M. 2991. Ai përmban dy valle kombëtare shprehëse: Vallen Çamçe dhe Vallen Beratçe, të luajtura nga një orkestër nën tingujt mahnitës të klarinetës.
Shënoni gjithashtu, akoma tek His Master’s Voice, një disk me origjinë më pak folklorike, n. A. M. 3017. Është një kor vajzash të reja, që këndojnë në grup dhe që të kujton majft stilin e përgjithshëm të këngëve sllave.
Kujtojmë, tek Polydor-i, nga orkestra e Selim Efendiut, disqet n. 51107 dhe 51109. Pa i përkatur specifikisht folklorit, këta disqe janë shumë të larmishëm (shumëngjyrësh) dhe domethënës.
Tek Odéon-i, nga një orkestër e mirë popullore nga Tirana, vallja ‘Shkiptare’ dhe vallja ‘Beratçe’ (n. A. 237151). Le të përmendim gjithashtu: Gjethia (n. A. 237213); dhe sidomos ‘Bilbilo i mijeri bilbil’ (n° A. 237011).
Nëse do të mund ta gjenit tashmë këtë përzgjedhje të vogël të disqeve shqiptare, do të kishit një pamje (ide) shumë mbresëlënëse të folklorit të këtij populli fatkeq. Marr guximin t’i sugjeroj Odéon-it, i cili po bën, në këtë moment në Paris, një përpjekje kaq interesante dhe të guximshme në interes që do të kishte, nëse kjo është e mundur, për të sjellë një ose dy disqe karakteristike në katalogun e tij shqip”. /Darsiani/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kënga 900-vjeçare shqiptare dhe historia e kalorësit enigmatik (Video)

“Nusja e Kemal Pashës së Turqisë?”

Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani

Frang Bardhi për Skënderbeun

Enveri e donte Musinenë, por u refuzua dhe ai u hakmor?!

Aforizma brilante nga Winston Churchill

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse