Për herë të parë, gjiganti italian, Milan, ka zhvilluar një ndeshje në Kosovë. Kampioni i vendit, Feronikeli, ishte nikoqir i shtatëherë kampionit të Evropës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për ta zhvilluar miqësoren e luksit.
Ndeshja u zhvillua më 10 gusht 2019, ndërsa përfundoi me fitoren e Rossonerëve me rezultat 2-0.
Ndërsa për secilin detaj, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar me një mbulim të veçantë të kësaj ngjarjeje të madhe sportive në vendin tonë.
Përfundon ndeshja: Feronikeli 0-2 Milan
Me golat e Susos (26) dhe Fabio Borini (58′) ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
82′ Një tjetër rrezik drejt portës së Niklit, por nuk shënohet goli i tretë për Rossonerët.
Shtyllaaa…
74′ Goditje fantastike e Kastriot Rexhës, mirëpo fati ishte në anën e Milanit, pasi e goditi transversalen.
72′ Vazhdon presioni i Milanit, ndërkohë që kemi hyrë në 20 minutat e fundit të takimit.
Realizon Borini, Feronikeli 0-2 Milan
58′ Fabio Borini e dyfishon epërsinë e Rossonerëve në “Fadil Vokrri”.
55′ Krzysztof Piatek shënon me kokë, mirëpo goli anulohet për pozitë jashtë loje.
54′ Tjetër rast për Milanin, por lojtarët e Niklit nuk lejojnë që të ndëshkohen.
52′ Ritëm më i qetë i lojës në këtë fillim të pjesës së dytë.
Nëntë zëvendësime të Milanit në pjesën e dytë
46′ Fillon pjesa e dytë. Feronikeli do të shpresojë për paraqitje të denjë. Milani bën nëntë zëvendësime pas pjesës së parë.
⏱ 46'
Nine changes made / Nove cambi effettuatiGigio ➡️ Antonio
Conti ➡️ Calabria
Strinić ➡️ Rodríguez
Musacchio ➡️ Gabbia
Bonavenutura ➡️ Çalhanoğlu
Borini ➡️ Krunić
Paquetá ➡️ Suso
Leão ➡️ Castillejo
Piątek ➡️ André Silva#FeronikeliMilan 0-1— AC Milan (@acmilan) August 10, 2019
Përfundon pjesa e parë: Feronikeli 0-1 Milan
Me golin e Susos nga gjuajtja e lirë (26′), ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit.
45′ Andre Silva rrezikon portën e Smakiqit.
39′ Mendurim Hoti bëri një nga tentativat e rralla të Feronikelit drejt portës së Gianluigi Donnarumma.
Milani kalon në epërsi
26′ Gjuajtje e lirë për Milanin pranë zonës së Feronikelit. Suso shënon gol të bukur në portën e Smakiqit.
15′ Vazhdon dominimi i Milanit në këto minutat e para, mirëpo Feronikeli është duke u mbajtur.
10′ Hakan Çalhanoglu godet nga distanca, por Smakiqi ishte në vend për të intervenuar.
Fillon miqësorja historike Feronikeli – Milani
1′ Ka filluar miqësorja e luksit ndërmjet Feronikelit dhe Milanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tri legjenda në një foto
Lojtarët e Milanit kanë dalë për t’u nxehur
Tifozët janë duke hyrë në “Fadil Vokrri”
Në ndërkohë, Milani ua uron të gjithë myslimanëve festën e Kurban Bajramit
Eid Mubarak to everyone celebrating #EidAlAdha around the world.#EidAlAdha pic.twitter.com/ulVpC6NplY
— AC Milan (@acmilan) August 10, 2019
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pagoi mbi 1 miliard euro për lojtarë si Mbappe, Neymar dhe Messi – PSG ende pa sukses në Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun
Formacionet zyrtare, Real Madrid – Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?