LAJMI I FUNDIT:

Alarmohet qyteti rus, raportohet për “rritje të vogël të rrezatimit” pas një shpërthimi

Alarmohet qyteti rus, raportohet për “rritje të vogël të rrezatimit” pas një shpërthimi

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi dhe zjarrit që ka nisur në një zonë ushtarake në rajonin Arkhangelsk të Rusisë.

Kjo ministri ka bërë të ditur se zjarri ka nisur nga një pajisje teksa janë testuar lëndë kimike.


Autoritetet rajonale kanë theksuar se zjarri ka nisur afër zonës ku kryhen testime për raketa balistike.

Sipas Ministrisë, “në atmosferë nuk janë lëshuar lëndë kimike të rrezikshme” dhe se “nivelet e rrezatimit janë normale”.

Megjithatë, përcjell rel, qyteti i afërt, Severodvinsk, ka thënë se një “rritje e vogël” e niveleve të rrezatimit është regjistruar pas shpërthimit.

“Pajisjet në Severodvinsk kanë regjistruar një rritje të nivelit të rrezatimit. Aktualisht shifrat janë kthyer në situatë normale”, është thënë në faqen zyrtare të qytetit të internet.

Ky shpërthim është i dyti me radhë, që ka ndodhur në një zonë ushtarake në Rusi brenda tri ditëve.

Më 6 gusht, një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur, në një seri të shpërthimeve në një depo të municionit në rajonin Siberian, Krasnoyarsk Krai.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori