LAJMI I FUNDIT:

Conmebol e pezullon për dy muaj Gabriel Jesusin

Conmebol e pezullon për dy muaj Gabriel Jesusin

Lionel Messi nuk është ylli i vetëm për të cilin Conmebol ka zgjedhur të ndëshkojë shkaku i sjelljeve të papranueshme në kuadër të Copa Americas.

Gabriel Jesus, sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, u pezullua për dy muaj dhe u gjobit me 30 mijë dollarë për “sjellje fyese dhe dashakeqe gjatë fitores 3-1 të Brazilit në finale kundër Perusë”.


Jezusi në minutën e 70-të morri kartonin e dytë të verdhë, pas së cilës bëri me gjest se gjyqtari ka marrë ryshfet, dhe më pas, duke dalë nga fusha, shtyu dhe shembi ekranin ku gjyqtarët këshillohen me VAR-in.

Brazili dhe Jesusi mund të apelojnë pezullimin në shtatë ditët e ardhshme, por nëse mbetet në fuqi, sulmuesi do të humbasë ndeshjet miqësore të shtatorit të Brazilit, ku këta do të takohen me Kolumbinë dhe Perunë.

Pezullimi, natyrisht, nuk vlen për ekipin ku luan lojtari, kështu ky është një lajm i mirë për Manchester Cityn dhe Pepa Guardiolan, të cilët kanë vetëm një sulmues tjetër në dispozicion, Sergio Agueron.

Ndryshe, sulmuesi gjatë dy sezoneve të fundit ka humbur 13 ndeshje shkaku i lëndimeve të kaviljes së këmbës së djathtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori