LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të blejë automjete luftarake nga SHBA-të

Maqedonia do të blejë automjete luftarake nga SHBA-të

Disa nga automjetet luftarake ruse të përdorura nga ushtria jonë do të zëvendësohen me automjete të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me programin e Pentagonit për ndihmë për kombet aleate për të zëvendësuar pajisjet e prodhuara nga Rusia, për vendin janë paraparë 30 milion dollarë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska thotë se paratë mund të përdoren për të ndryshuar ligjin për blerje publike në mbrojtje dhe siguri. Tani për modernizimin e Ushtrisë, shteti do të jetë në gjendje të lidhë kontrata direkte me një shtet tjetër anëtare të NATO-s.

Përveç blerjes së automjeteve luftarake, ushtria po rrit edhe numrin e trupave. Kontrata pune sot morën 125 profesionistë të rinj.


Sipas ministres Sheqerinska, për dy vitet e fundit vendi ka punuar për anëtarësimin në NATO dhe më në fund pas tre dekadash ushtria do të bëhet anëtare e plotë e Aleancës./Telegrafi/