LAJMI I FUNDIT:

Pse shumë çifte sot shkurorëzohen dhe si ta parandalojmë këtë fenomen?

Pse shumë çifte sot shkurorëzohen dhe si ta parandalojmë këtë fenomen?

Sot, divorci është normë sociale dhe numri i njerëzve që janë të gatshëm ta shpëtojnë martesën vogëlohet çdo vit.

Sipas studimeve të sociologëve, shkalla e divorcit është duke u rritur në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët kanë analizuar mbi 40 vite të të dhënave në 84 shtete dhe kanë konstatuar se numri i çifteve të shkurorëzuar është dyfishuar.

Varësisht nga shteti, mesatarisht martesat moderne zgjasin 7-10 vjet.

Sipas studimeve, arsyet kryesore që i shpijnë çiftet në divorc janë thuajse të njëjta.

Çiftet zakonisht ndahen për shkak të tradhtisë, problemeve financiare, egoizmit apo mungesës së kuptimit mes dy bashkëshortëve.

Meqë ra fjala, sot, femrat janë ato që e kërkojnë divorcin më shumë sesa meshkujt.

Psikologët thonë se kjo ndodh për shkak se ato janë më emocionale, andaj edhe i trajtojnë me më seriozitet problemet dhe janë më të prira t’i analizojnë gjërat që ndodhin në familje.

Pasi që të drejtat e grave janë pak më të sigurta sot, ato janë më të lira ta zgjedhin fatin e tyre: ato vendosin nëse duan të jetojnë vetëm apo së bashku me bashkëshortin.

Kërkesat më të mëdha, mundësitë e pafundme për lidhje tjera dhe pritshmëritë e larta janë po ashtu shkaktarë të divorcit.

Nuk mund të themi se familja nuk është e vlefshme më në botën moderne – thjesht është transformuar.

Numri i divorcit tregon se njerëzit janë bërë më kërkues dhe më të vëmendshëm ndaj partnerit/partneres.

Dy gjinitë gjithashtu janë bërë më të liberalizuar kur është fjala për zgjedhjet e tyre: ata nuk janë të gatshëm ta shpëtojnë një martesë të palumtur dhe preferojnë ta ndalin lidhjen e komplikuar – gjë e cila shpie në jetë të re me një person të ri. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Kalo në kategori