LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Ndërtohen 43 çerdhe të reja në Maqedoni

MPPS: Ndërtohen 43 çerdhe të reja në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se për momentin ndërtohen dhe pajisjen tetë çerdhe të reja dhe se po përgatiten edhe 35 çerdhe të reja. Siç përmendet në njoftim, gjithsej janë 43 çerdhe të shpërndara në gjithë territorin e Maqedonisë.

“Angazhimi ynë është që përfshirjen e fëmijëve në procesin parashkollor ta rrisim për 50%. Gjatë dy viteve të kaluara hapën 24 çerdhe të reja, me çka u siguruan 1272 vende të reja të punës. Sivjet për këtë qëllim ndamë 300% buxhet më të madh në krahasim me vitin e kaluar, kurse çerdhe të reja do të ndërtohen edhe përmes programit të Bankës Botërore, që është diku rreth 15 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mënyrë paralele me investimet në infrastrukturë, shtojnë nga MPPS, vazhdimisht punojmë në përforcimin e kuadros së çerdheve dhe aftësim të edukatoreve.


“Duke nisur nga paga e qershorit që në pjesën më të madhe të punëtorëve tashmë është paguar, kuadri profesional në çerdhe kishte rritje prej 16% që është rreth 3.000 denarë neto për një të punësuar”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Sipas MPPS-së, me shtimin e çerdheve dhe përforcimin e kuadrit profesional në çerdhe rritet cilësia e arsimit parashkollor dhe se me investimin në arsim parashkollor, thuhet në fund të kumtesës, mundësojmë të ardhme më të mirë për fëmijët dhe për shoqërinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Elfije Boletini
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Lajme
Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Lajme
Dosja ndaj të akuzuarve që e blenin drogën në Shqipëri dhe nga Kosova e transportonin për në Serbi

Dosja ndaj të akuzuarve që e blenin drogën në Shqipëri dhe nga Kosova e transportonin për në Serbi

Drejtësi
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Kalo në kategori