LAJMI I FUNDIT:

Deda: Nëse Presidenti nuk vepron në bazë të Kushtetutës, brenda javës së ardhshme ne do ta shpërndajmë vet Kuvendin

Deda: Nëse Presidenti nuk vepron në bazë të Kushtetutës, brenda javës së ardhshme ne do ta shpërndajmë vet Kuvendin

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet t’i kryej brenda ditës diskutimet me partitë politike.

Ai ka thënë se këto diskutime duhet të kryhen sa më shpejt.

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, në një intervistë në “Përballje ditore”, për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

“Presidenti është duke e nënçmuar skenën politike sepse ai konsultimet mund t’i përfundoj në një ditë, e jo ta zgjas kaq shumë. Kushtetuta i jep dy mundësi. Unë e kam dëgjuar diçka që nuk është e bazueshme për Qeveri teknike. Ajo është kot kur thuhet se Kuvendi sipas Kushtetues mund ta zgjedh një Qeveri të re politike, ku përfaqësues nuk është PAN-i. Vullneti i partive është të shkojmë në zgjedhje, e jo për këtë”, ka thënë ai.


Sipas tij javën e ardhshme duhet të shpërndahet Kuvendit.

“Pasi që Presidenti po vonon kaq shumë, ne më së largu javën e ardhshme e shpërndajmë vetën tonë. Por po i presim tani zgjedhjet e LDK-së, të shohim se kush do të jetë udhëheqja e re në mënyrë që ta dimë se a do t’i bashkojë partitë tjera opozitare. Unë jam gjithmonë për kthesë, duhet bërë presion për përgjegjësi për ata që thirren në ndryshim. Logjika është që PAN-i me shku në opozitë, ndërsa opozita e tanishme LDK- LVV- PSD, dhe ne të tjerët, e edhe ata që nuk janë duke garuar në zgjedhje, me kualitet mendor do ta forcnonin listën”, ka thënë ai.

Sipas tij Qeveria e ardhshme do ta ketë vështirë ta kthej besimin e qytetarëve dhe se siç theksoi Deda në 100 ditëshin e parë do të mundohet vetëm për këtë.

“Qeveria e ardhshme duhet të dijë se me cilat tema do të merret. Duhet të bëhet lista me prioritetet në rrafsh të jashtëm dhe të brendshëm. Me e vështira është të kthehet besimi qytetar i humbur, duhet të punohet për këtë”, është shprehur Deda.

Deda ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij politike, duke theksuar se të vetmin mendim ka për një opozitë të bashkuar.

“Unë jam i angazhuar të ketë listë të përbashkët opozitare, dhe do të angazhohem për opozitën e bashkuar. Në fund do të vendosi. Në këto zgjedhje duhet me dal me një projekt për ndryshim dhe këtë e ka në dorë opozita e bashkuar. Unë iu kam thënë të gjithëve, hajde po e presim LDK-në çka do të ndodhë me 3 gusht, pastaj po bëjmë presion për bashkim opozitar. Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë gjithkush rrugës së vet. Për mua ky është opsioni më i keq”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori