LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa takon nënkryetarët, zëdhënësi i LDK-së thotë se është takim i rregullt

Isa Mustafa takon nënkryetarët, zëdhënësi i LDK-së thotë se është takim i rregullt

Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur në takim nënkryetarët e kësaj partie.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se ky takim i Mustafës me nënkryetarët e LDK-së është takim i rregullt.


“Ai është kryetar partie, i thërret në takime për çdo ditë. Takohet me nënkryetarët, më kryetarë degësh. Është takim i rregullt si takimet tjera që i ka. Javën e kaluar po ashtu ka pasur këso takime, dhe thuajse janë nga dy a tri takime në javë”, ka thënë ai.

Zgjedhjet për të parin e LDK-së pritet të mbahen të shtunën më 3 gusht.

Ende nuk janë bërë publike kandidaturat, ndonëse sipas informatave po lakohen emrat e pesë kandidatëve si: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani.

Ndërkohë pritet që në muajt në vazhdim të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Kjo pasi që kryeministri Ramush Haradinaj tanimë ka dhënë dorëheqje, për shkak të siç ka thënë Haradinaj “një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori