LAJMI I FUNDIT:

Marakli t’kerreve dhurojnë spektakël në organizimin ‘Diaspora Meeting’

Marakli t’kerreve dhurojnë spektakël në organizimin ‘Diaspora Meeting’

Në organizimin e Marakli t’Kerreve, është zhvilluar në Shkabaj të Prishtinës, aktiviteti i rëndësishëm me super-vetura luksoze dhe të modifikuara.

Shoferë nga të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët, kanë dhënë spektakël si pjesë e Disapora Meeting, që kanë mbledhur shumë të interesuar për t’i parë nga afër, transmeton Telegrafi.


Modelet më ekskluzive nga McLaren, Lamborghini, Nissan GT-R, Audi, Porsche dhe BMW, janë në mesin e këtyre makinave që treguan fuqinë, duke lëvizur me shpejtësi nëpër pistë.

Por, nuk munguan as shfaqjet e mahnitshme të manovrave, si xhiro të shpejta me makina të vjetra që janë modifikuar me shumë kujdes.

Ky është edicioni i tretë i këtij aktiviteti, por që për herë të parë është quajtur Disapora Meeting, për nderë të bashkatdhetarëve që kanë ardhur për vizitë. /Telegrafi/