Një muaj paraburgim për tre të rinjtë që u ndaluan me narkotikë dhe revole pa leje
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, përmes një njoftimi thekson se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tre të dyshuarit L.B., A.B., dhe B.H., nga Mitrovica.
Në njoftim thuhet se paraburgimi kërkohet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 20 korrik 2019, tre të dyshuarit bashkë me të dyshuarin tjetër G.B (i cili gjatë shoqërimit në polici ka arritur të ikë dhe gjendet në arrati), janë ndaluar nga policia, ku rezulton që të dyshuarit së bashku dhe pa autorizim kanë transportuar substancë narkotike me qëllim shitje dhe shpërndarje. Të dyshuarit, pas ndaljes nga policia, duke e ditur që po transportonin substance narkotike, të njëjtit kanë filluar ta hedhin një sasi narkotikësh jashtë veturës me qëllim të fshehjes dhe mos diktimit nga policia, ku pas ndalimit policia ka gjetur një sasi substance narkotike me peshë të përgjithshme 64,37 gramë e llojit marihuanë, si dhe një revole me një karikator dhe një fishek, e cila është poseduar pa leje përkatëse”, thekson njoftimi.
Sipas njoftimit gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar tre të dyshuarve, masën e paraburgimit prej një (1) muaji, ndërkaq për të dyshuarin G.B i cili gjendet në arrati me kërkesë të prokurorit është lëshuar urdhër arresti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksident në Tiranë, 35-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana
Tre persona, janë nën hetim në Shkup dyshohen për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City