LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Coutinho do të kryente punë të mëdha tek ne, por Liverpooli nuk do të shpenzojë shumë para këtë vit

Klopp: Coutinho do të kryente punë të mëdha tek ne, por Liverpooli nuk do të shpenzojë shumë para këtë vit
Fotomontazh: Sportblible.com

Jurgen Klopp ka pohuar se mbetet një tifoz i madh i mesfushorit me tipare sulmuese, Philippe Coutinhos.

Trajneri gjerman pretendon se Liverpooli nuk do të jetë në gjendje të shpenzojë këtë verë ashtu siç kishte shpenzuar dy verat e kaluara mbi 320 milionë euro.


“Në përgjithësi, Phil Coutinho e ndihmon çdo ekip në botë, ende 100 për qind”, tha fillimisht strategu 52-vjeçar.

“Nuk kam lidhje me këtë. Më pëlqen Phil, unë mendoj se është një futbollist fantastik, por do të ishte një nënshkrim i madh, i madh, i madh, i madh, i madh, i madh, i madh dhe duhen shumë para dhe ky nuk është viti ynë që të shpenzojmë”.

“Nuk është e mundur, siç thashë, çdo ekipi do t’i shërbente mirë – përfshirë edhe ne – por me të vërtetë shpresoj që ta gjejë fatin në Barcelonë. Ose ndoshta e ka gjetur atje. Ne kemi kontakt, por jo aso kontakti të ngushtë, pjesa tjetër janë vetëm shkrime të gazetave”, pohoi Klopp.

Ndryshe, Klopp me Liverpoolin sezonin e kaluar fitoi titullin e Ligës së Kampionëve gjersa Coutinho me Barcelonën, kurorën e dyfishtë – La Ligan dhe Copa del Rey. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori