LAJMI I FUNDIT:

Kancelari britanik thotë se dorëhiqet nëse Boris Johnson zgjidhet kryeministër

Kancelari britanik thotë se dorëhiqet nëse Boris Johnson zgjidhet kryeministër

Kancelari britanik, Philip Hammond, ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita nëse Boris Johnson zgjidhjet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai shtoi se Brexit-i pa marrëveshje, të cilin si opsion e ka lënë të hapur Johnson, nuk është “vendim që do ta nënshkruaja”.


Hammond theksoi se është me rëndësi që kryeministri i ardhshëm dhe kancelari të jenë në vijë të njëjtë të politikave për Brexit-in, përcjell rel.

Në një intervistë ai shtoi se situata mund të komplikohet nëse Jeremy Hunt zgjidhet udhëheqës i Toryt, por të gjitha sondazhet kanë treguar se Boris Johnson ka shumë gjasa të zgjidhet kryeministër.

Johnson kishte thënë më herët se Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor, çfarëdo që të ndodhë.

Hammond ka qenë kritik i idesë për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar sërish se do të votojë për rrëzimin e kryeministrit të ardhshëm nëse mund të ndodhë ky skenar.

Të shtunën, mijëra qytetarë kanë protestuar në Londër me mbishkrimet “Jo Johnson”, “Po Evropa,” në kundërshtim të zgjedhjes së Boris Johnson për kryeministër dhe Brexit-it.

Javën e ardhshme pritet të zgjidhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori