LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për vdekjen e 11-vjeçarit: Po të vritej një fëmijë i ndonjë politikani a prokurori, do të reagonin të gjithë

Mustafa për vdekjen e 11-vjeçarit: Po të vritej një fëmijë i ndonjë politikani a prokurori, do të reagonin të gjithë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas vdekjes së një të miturit 17-vjeçar në Fushë Kosovë.

Mustafa ka thënë se një fëmijë 9 vjeçar i dhunuar, i komunitetit rom në Fushë Kosovë dhe i mbytur, po mundohet të bëhet lajm nga mediat tona, por  që për këtë nuk e dinë se sa po arrihet.


Ai ka thënë se një vrasje monstruoze e një qenie njerëzore, e një qytetari të pafajshëm e të varfër që bukën e siguronte nga mbledhja e kënaçeve, vështirë se po depërton në ndërgjegjen tonë shoqërore, e më së paku në përgjegjësinë shtetërore.

Sipas Mustafës, çdo temë duket se është më e rëndësishme sesa përdhunimi dhe vrasja makabre e një fëmijë të pafajshëm nga një kriminel i njohur për organet e rendit, se vuajtja e një nëne.

Një muaj paraburgim kundër personit që dhunoi dhe vrau 11-vjeçarin në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim kundër personit që dhunoi dhe vrau 11-vjeçarin në Fushë Kosovë

Tutje kryetari i LDK-së ka pohuar se nuk mundet të mos e shtroj pyetjen sesi do të silleshim ne të gjithë po të ishte ai fëmijë i një qeveritari, i një parlamentari, i një polici, i një prokurori? Po të ishte fëmijë shqiptar? E lëre, po te ishte serb, që sipas tij, do të kumbonin këmbanat e të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në shkrimin e bërë në Facebook, ai ka thënë se nuk mund të arsyetohet neglizhenca e policisë, e prokurorisë dhe e zyrtarëve të tjerë që nuk kanë ndërmarrë masa për ta mbrojtur një qytetar të pambrojtur të këtij vendi, sipas tij edhe ata janë përgjegjës.

Mustafa ka përgëzuar mediat për qasjen e tyre profesionale në trajtimin e këtij rasti, për përpjekjet e tyre për ta zbardhur vdekjen e këtij fëmijë.

Tutje ai ka pyetur se ku janë institucionet dhe shoqëria civile që po heshtin për rastin.

Në fund, Mustafa ka thënë se shteti dhe shoqëria që lejon dhe sillet në mënyrë indiferente ndaj përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve të vet nuk i ka punët mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori